Legjionaret/ Salihi titullar ne humbjen e Rapidit, shenon Nuhiu
nga AlbaniaSoccer   E diel, 01 Maj 2011 23:25   Shtyp
hamdi_salihi_rapidRapidi i Vjenes ka humbur derbin me Salzburgun duke u mundur ne shtepi me rezultatin 1-2. Kjo humbje ka prere perfundimisht shpresat per titull dhe tani vetem te mendojne per nje vend ne kupat e Europes u ka mbetur vjenezeve. Bomberi shkodran ka luajtur si titullar dhe qendruar ne fushe per 90-minuta por ska mundur te shenoje gol. Te vetmin gol per Rapidin e Vjenes e ka shenuar shqipetari tjeter me pasaporte austriake Atdhe Nuhiu. Salihi ka goditur shtyllen por golin ska mundur ta gjeje. Kete vit sulmuesi I kombetares shqiptare ka shenuar 17 gola dhe kryeson tabelen e golashenuesve. 
Pirro Nika
komente