Legjionaret/ Sturmi Grazit piketon Salihin per sulmin
nga AlbaniaSoccer   E hënë, 29 Gusht 2011 23:30   Shtyp

h.salihiOre te ethshme parashikohen per Hamdi Salihin. Kur duhen edhe dy dite nga mbyllja e merkatos per shkodranin e Rapidit te Vjenes interesohen disa skuadra. Problemet qe Salihi po kalon me trajnerin e tij e kane bere ate te mendohet dhe Sturmi Grazit po interesohet seriozisht per te. Problem paraqet cmimi i kartonit qe Rapidi ka vendosur per shqiptarin dhe kjo ka bllokuar zhvillimet. Sturmi eshte kampionia ne fuqi e Austrise por kampionatin nuk e ka nisur si duhet dhe ndodhet ne vendin e katert me nje pike me shume se Rapidi i Salihit qe pozicionohet i pesti. Mediat austriake parashikojne zhvillime ne dy ditet e fundit te merkatos persa i perket bomberit shqiptar.

komente