Legjionaret/ Novara e Saimir Ujkanit mposht Interin, ne stadium ka nje flamur shqiptar
nga AlbaniaSoccer   E martë, 20 Shtator 2011 21:45   Shtyp

sajmir_ujkani_novaraSaimir Ujkani dhe Novara e tij kane fituar me merite kunder Interit ne javen e trete te Serise A. Portieri i kombetares shqiptare ka pesuar vetem nje gol ne minuten e 88-te nderkohe qe shoket e skuadres se tij i kane shenuar tre here Julio Cezarit. Novara ka pritur nje gjysem shekulli per kete fitore ne Serine A dhe festa ka qene shume e zhurmshme ne stadium. Mes te tjerave ai qe ka rene ne sy ka qene nje flamur shqiptar. Gjate ndeshjes ne stadiumin “Silvio Piola” eshte valevitur flamuri kuqezi. Saimir Ujkani ka terhequr ne stadium bashkeatdhetaret e tij qe tani jane tifoz te Novares.

Gjate ndeshjes portieri i kombetares sone kishte pak pune por ne rastet kur ju kerkua te reagonte e beri mjaft mire. Ne rastin e golit te Kambiasos, Ujkani nuk kishte faj. Rendesi per te dhe Novaren kishte fitorja e arritur kunder Interit qe vlen me shume se tre pike.

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide