Aldo Bumci: Organet kompetente te nderhyjne
nga AlbaniaSoccer   E martë, 13 Dhjetor 2011 21:57   Shtyp

aldo_bumci_minister_kultureMinistri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve Aldo Bumçi, ka deklaruar se skandali i trukimeve që ka goditur futbollin shqiptar duhet të hetohet nga organet kompetente. Edhe pse nuk e ka përmendur fjalën Prokurori, ai ka lënë të kuptohet se duhet të jetë ky organ që të marrë në shqyrtim provat, për të siguruar pastërtinë e sportit.

“Mendoj që këto çështje duhet të ndiqen nga organet kompetente, siç ndodh me çdo shkelje tjetër të ligjit”,deklaroi ministri Bumçi gjatë inaugurimit të qendrës së re mjekësore dhe të anti-dopingut në kompleksin Dinamo.

Vendosni baste me www.Betsonic.com per shanset me te mira per te fituar

“Shkeljet e ligjit në sport nuk janë kategori të veçanta, por janë pjesë e shkeljes së ligjit dhe duhet të ndiqen nga organet kompetente. Qëndrimi i Ministrisë është i qartë, së bashku me drejtuesit e federayace duhet të dënojmë çdo gjë që del jashtë shpirtit të sportit dhe garës së ndershme”. Ministri Bumçi shtoi gjithashtu se ka patur takime të drejtuesve të lartë të MTKRS-së, zëvendës ministri Bajaziti, me drejtuesit e federatave, për qëndrimet që duhen mbajtur.


komente