Ekskluzive/ Hair Zeqiri: Golin per tifozet e Flamurtarit dhe Rizesporit
nga AlbaniaSoccer   E enjte, 12 Janar 2012 19:43   Shtyp

hair_zeqiri_golMesfushori vlonjat Hair Zeqiri ka qene shume i gezuar  per golin e shenuar diten e sotme ndaj Gaziantepspor-it, e vlefshme per kupen e Turqis. Ne linje telefonike per Albaniasoccer.com, ai ka treguar per emocionet dhe dedikimin e ketij goli.

“Jam shume i lumtur per golin e shenuar, por me shume qe kontribova ne kualifikimin e ekipit per ne fazen tjeter te kupes. Kjo paraqitje e mire dhe ky gole erdhi ne saje te punes se vazhdueshme ne stervitje. Falenderoj dhe trajnerin qe edhe ne momentet e mia jo te mira beson te une”.

“Ky gole i dedikohet ekipit te zemres Flamurtari si dhe tifozeve te zjarrte vlonjat, por dhe atyre te Rizesporit. I falenderoj te dy ekipet si dhe tifozerit perkatese pasi me kane mbeshtetur dhe vazhdojne te me mbeshtesin. I premtoj qe Zeqiri do te mundohet te jape me te miren e tij sa here eshte ne fushen e lojes”.

“Kombetarja? Eshte nder te veshesh fanellen kuq e zi. Une e kam veshur kur kam qene pjese e ekipit kombetar U-21 dhe shpresoj te me jepet mundesia te veshe dhe te ekipit Kombetar  te madhe. Une momentalisht  mendoj vetem te stervitem dhe te jap me te miren ne fushen e lojes per ekipin tim dhe te tjerat do te vijne me pas”.

Klevis Bejkolli

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide