Ekskluzive/ Xhevahir Sukaj : Sepahan ka mundesi te mira per te fituar kampjonatin!
nga AlbaniaSoccer   E premte, 24 Shkurt 2012 09:56   Shtyp

xhevahir_sukaj_sepahanSulmuesi shkodran Xhevahir Sukaj ne nje bisede ekskluzive per Albaniasoccer.com ka treguar per eksperincen e deri tanishme ne kampionatin Iranian me ekipin e tij te Sepahan-it.

“Niveli i futbollit ketu eshte i larte. Njerzit ketu jetojne me futbollin dhe me kane pritur shume mire dhe me kane ndihmuar te ambjentohem me se miri. Ne fillim kam pasur veshtiresi pasi vija pas nje periudhe dy mujore pa nje stervitje te plote kurse tani kam fituar formen time me te mire”.

“Ne daten 7-Mars, kemi ndeshjen e pare me ekipin e Al Nasr ne fushen tone kjo perballje eshte e vlefshme per AFC Champions League”.

“Ne kampjonat jemi duke ecur shume mire. Aktualisht renditemi te paret me 52-pik dhe jemi te shkeputur 5-pike nga vendi i dyte qe mbahet nga Esteghal. Ne 12-Mars kemi nje ndeshje shume te veshtire ne trasfert te cilen duhet ta kalojme me sukses. Do te luajm ndaj Tractor Sazi qe renditet ne vendin e trete dhe ne rast se fitojme kete perballje ne fitojme kampjonatin ne te kundert rruga jone drejt titullit kampjone do te nderlikohej shume”, ka pefunduar biseden per Albaniasoccer.com, sulmuesi i kombetares Shqipetare.

Kel Naraci

komente