Ne fokus/ France-Shqiperi me e ndjekur se ndeshja e “gjelave” me gjermanet!
nga AlbaniaSoccer   E shtunë, 03 Mars 2012 10:53   Shtyp

kombetarjaa-aksionPublikimi i raportit ditor për shikueshmërinë e televizioneve në Francë , ka zbuluar të dhëna vërtet interesante.

Ndeshja mes Gjermanisë dhe Francës, e luajtur të mërkurën në mbrëmje në Bremen, është ndjekur më pak se ndeshja e tetorit mes Francës dhe Shqipërisë, e luajtur në Paris.

Kanali TF1 në Francë ka patur një shikueshmëri prej 6,489,000 shikuesish për sfidën me Gjermaninë, ndërsa takimi mes kombëtares kuqezi dhe "Gjelave", është ndjekur nga mbi 7 milionë francezë.

komente