Itali/ Operohet Ujkani. Mund te qendroje dy muaj jasht fushave
nga AlbaniaSoccer   E enjte, 05 Prill 2012 13:29   Shtyp

sajmir_ujkani_novaraEkipi i Novares informon se Samir Ujkani u operuar me sukses dje paradite ne kliniken “San Gaudenzio” te Novares.

Fraktura  e trapezit te dores se djathte eshte stabilizuar pa incizion, por me ndihmen e filleve te Kirchner (fije metalike te holla te perdorura ne kirurgjine ortopedike).

Ne mbremje Samir Ujkani  ka dale nga spitali. Mendohet qe do duhen  2-muaj per rikthimin ne fushe, por gjendja do te shqyrtohet pas radiografise se pare qe do behet nje muaj pas nderhyrjes.

Kel Naraci

komente