Champions League Azia/ Skuadra e Sukajt dhe Berishes munden
nga AlbaniaSoccer   E enjte, 19 Prill 2012 17:01   Shtyp

xhevahir_sukaj_sepahanLekhwiya-Sepahan 1-0

Ekipi i Sepahan-it, ku luan dhe sulmuesi shkdoran Xhevair Sukaj eshte mundur me rezultatin 1-0 ne trasferten e Katarit.

Sukaj ka luajtur per 68-minuta dhe eshte zevendesuar nga Jafarpoursorkhi. Pas kesaj humbje Sephan renditet ne vendin e dyte me 7-pike po aq sa ka dhe vendi i pare qe mbahet nga Al Ahli.

Brisbane Roar – Ulsan Hyundai 1-2

Sulmuesi i kombetares Shqiptare, Besart Berisha qe luan me ekipin e Australian, te Brisbane Roar eshte mundur ne fushen e tij nga ekipi i Ulsan Hyndai (Korea) ndeshje e vlefshme per Champions League e Azise.

Berisha eshte ndeshkuar me karton te verdh ne minute e 46-te, dhe eshte zevendesuar ne minuten e 59-te, nga Fitzgerald. Pas kesaj humbje ekipi i Brisbane Roar renditet i treti me 2-pike dhe shanset per te vazhduar me tej jane shume te pakta pasi vendi i pare dhe i dyte kane nga 8-pike.

Kel Naraci

 

komente