Ukraine/ Bakaj dy te “shtena” kurse Januzi nje !
nga AlbaniaSoccer   E mërkurë, 02 Maj 2012 22:14   Shtyp

elis_bakajFK Olexandria-Chernomorets Odessa 1-3

Elis Bakaj ka shenuar nje dygolesh ne perballjen me FK Olexandria. Mesfushori i kombetares shqiptare ka barazuar rezultatin ne minute e 11-te, ku me pare te zotet e shpise kishin kaluar ne avantazh me ane te V. Shevchenko ne minuten e 6-te. Ne minuten e 58-te, Bakaj do te shenoje dhe golin e dyte personal dhe te tretin per ekipin e tij.

Ai zevendesohet ne minuten e 75-te, nga Didenko. Pas kesaj fitore ne trasfert ekipi i Chernomorets Odessa renditet ne vendin e 9-te, me 34-pike.

Tavriya Symferopol-Vorskla Poltava 0-2

Vorska Poltrava ku luajne dy lojtaret e kombetares Shqiptare, Dallku dhe Januzi ka fituar ne trasfert me rezultatin e paster 2-0. Mbrojtesi Dallku ka luajtur per 90-minuta duke zhvilluar nje ndeshje shume te mire.

Sulmuesi Ahmed Januzi ka shenuar golin e pare ne minuten e 39-te, duke i hapur rrugen e fitores ekipit te tij. Ky ishte goli i tete per sulmuesin e kombetares kuq e zi per kete edicion. Januzi largohet nga fusha e lojes ne minute e 89-te duke ja lene vendin  Barannik. Vorskla renditet ne vendin e 8-te, me 36-pike.

Kel Naraci

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide