Champions League Azia/ Sukaj dy assist, Sepahan ne cerekfinale
nga AlbaniaSoccer   E mërkurë, 23 Maj 2012 22:05   Shtyp

xhevahir_sukaj_sepahanXhevahir Sukaj duket i rikthyer në formën e tij më të mirë, ndërsa ashtu si ka bërë më së shumti gjatë këtij sezoni, sulmuesi shqiptar shkëlqen mbi të gjitha në Champions League-n aziatike. Frymëzimi i shkodranit, që momentalisht është lënë jashtë Kombëtares nga trajneri De Biazi, ka ndihmuar Sepahanin që të kualifikohet në çerekfinalet e aktivitetit më të rëndësishëm për klube në kontinentin aziatik.

Kampionët e sapo shpallur të Iranit fituan me shifrat 2-0 në derbin e 1/8-ave të Champions-it aziatik përballë Esteklal dhe konfirmuan përse triumfuan në garën për titull pikërisht përballë këtij kundërshtari.


Edhe pse nuk shënoi në këtë sfidë, Sukaj ishte vendimtar, duke qenë një rrezik konstant për mbrojtjen kundërshtare dhe protagonis në aksionet e të dy golave, me asistet e tij.


Në këtë rast, e veçanta është se pasimet finale përpara golit, 24-vjeçari i dha të dy me kokë, fillimisht në minutën e tetë për brazilianin Bruno Sezar Korrea dhe më pas në të 35-tën nga zhvillimet e një goditje këndi, me topin që u dërgua në rrjetë nga Mohsen Bengar.


Sukaj, që në këtë sezon ka realizuar dy gola në Champions League-n e Azisë, u zëvendësua mes duartrokitjeve në minutën e 61-të të takimit, me trajnerin Kranjcar që vendosi të mbronte avantazhin. Tashmë Sepahani i sulmuesit shkodran pret të njohë kundërshtarin e radhës, ndërsa pas pak ditëve pritet të hidhët shorti çerekfinal, si edhe të përcaktohet skema deri në finalen e aktivitetit.

Kel Naraci

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide