Asambleja e Gjyqtarëve rizgjedh Tahir Kastratin
nga AlbaniaSoccer   E shtunë, 02 Qershor 2012 15:51   Shtyp

fischiettoEdhe një herë do të jetë ai në krye të të shoqatës së gjyqtarëve shqiptarë të futbollit. Tahir Kastrati u zgjodh për një tjetër mandat 4-vjeçar në krye të kësaj shoqate, duke vijuar me një post që e mban që prej vitit 2004. Ish-gjyqtari fierak u votua në asamblenë e Bashkimit të Arbitrave të Futbollit Shqiptar që u mbajt në Durrës, ndërsa mendon se puna e anëtarëve të shoqatës ka ardhur në përmirësim.

Si pjesë të platformës së tij ai ka që përgatitja të jetë më e gjerë sesa thjesht për të gjykuar ndeshjet e futbollit. Problemet nuk mungojnë dhe Kastrati e pohon se nuk jetojmë në Hënë, ndërsa thekson gatishmërinë për të lufuar, duke përmendur grevën 1-javore që shoqata bëri pas dhunës që u bë ndaj gjykimit në ndeshjen Laçi-Kastrioti.

komente