Seria A/ Napoli në pritje të Behramit: Nuk jam mercenar
nga AlbaniaSoccer   E shtunë, 14 Korrik 2012 10:05   Shtyp

valon-behramiValon Behrami pritet të lërë ekipin e Firentines për një kontratë prej 10 milionë eurosh.

“Nuk jam mercenar, kush më konsideron të tillë nuk e ka kuptuar se si jam në të vërtetë”.

Kështu është shprehur futbollisti e origjinë kosovare, i cili sezonin e ardhshëm pritet të luajë me skuadrën e Napolit, nëse nënshkruan kontratën e majme.

“Sido që të shkoj, përzemërsinë që më ka shoqëruar tek Fiorentina nuk e kam gjetur asgjëkundi gjatë gjithë jetës sime”, ka vijuar lojtari me origjinë kosovare.

komente