Ekskluzive/ Agonit Sallaj : Jam i lumtur qe ndodhem ne Angli
nga AlbaniaSoccer   E mërkurë, 01 Gusht 2012 23:01   Shtyp

agonit_sallajMiqesore/ Aldershot T.-Portsmouth 0-1

Mbrojtesi i ekipit tone kombetar Agonit Sallaj i shoqeruar nga agjenti i tij i FIFA-s, z.Mario Cenolli  ndodhet ne Angli per tu provuar te ekipi i Portsmuthit. Ne ndeshjen miqesore perball Aldershot, mbrojtesi shtatlart qe ka zhvilluar deri me tani nje ndeshje me kombetaren dhe kater me ekipin U-21, shqiptar e ka filluar lojen si titullar.

Ai ka zhvilluar nje ndeshje te mire duke rene ne sy per nderhyrjet e sakta ne neutralizimin e sulmeve te kundershtareve. Ne minute e 65-te, ai eshte larguar nga loja. Ndeshja perfundoj me fitoren minimale te Portsmuthit 1-0. Sallaj do te qendroj e disa dite te tjera ne prove tek ekipi anglez.

I kontaktuar ne linje telefonike nga Albaniasoccer.com mbrojtesi 20-vjecar ka deklaruar se : “Jam shume i lumtur qe ndodhem ketu. Ka qene endrra ime te luaj ne Angli dhe shpresoj te realizohet se shpejti”, perfundoi prononcimin per Albaniasoccer.com, Agonit Salla.

Klevis Bejkolli

komente