Ne fokus/ Dy futbolliste shqiptare në botërorin U-20
nga AlbaniaSoccer   E premte, 24 Gusht 2012 07:32   Shtyp

ball_goalFutbollistet shqiptare, Mirnije e Egzona Selimi po paraqiten me përfaqësuesen e Zvicrës në botërorin U-20 që po mbahet në Japoni.

Zvicra të mërkurën u mposht nga Meksika me rezultatin 2-0, në ndeshjen e dytë të fazës grupore. Përfaqësuesja helvetike kishte humbur edhe takimin e parë, nga Zelanda e Re me shifrat 2:1.

Ndeshjen e fundit Zvicra e luan të dielën kur përballë do të ketë Japoninë. Kundër Meksikës, Mirnije Selimi ishte startuese dhe luajti deri në minutën e 74-t. Egzona Selimi u aktivizua nga fillimi i pjesës së dytë.


Mirnije Selimi është vetëm 15-vjeçare dhe luan për skuadrën  Grasshopper. Egzona (18) luan për Zuerichun. Të dyja luajnë në mesfushë.

komente