Kroaci/ Fatos Beqiraj perplaset me trajnerin Ante Çaçiç
nga AlbaniaSoccer   E premte, 24 Gusht 2012 10:45   Shtyp

fatos_beqirajPara ndeshjes së parë të barazhit për kualifikim në Ligën e Kampionëve nuk ishte gjithçka ideale në zhveshtoren e Dinamos së Zagrebit.

Ndodhi një incident e fajtor ishte sulmuesi Fatos Beqiraj. Mediat kroate kanë njoftuar se para duelit me Mariborin, të mërkurën mbrëma ka ardhur deri te një përplasje (tension) verbale në mes të Beqirajt dhe trajnerit Ante Çaçiç.

Incidenti ndodhi kur reprezentuesi malazez e kuptoi se nuk do të jetë në formacionin bazë të ekipit. Si formë reagimi, ish futbollisti i Shqiponjës, i Besës dhe i Buduçnostit deshi ta braktiste stadiumin. Mirëpo, ai e ndryshoi mendjen pas bisedave me disa bashkëlojtarë.


Kurse Çaçiç nuk e largoi kosovarin nga ekipi, duke e mbajtur atë në bankinë dhe në minutën e 57-të e inkuadroi në lojë në vend të Rukavinës. Dinamo e fitoi duelin me rezultat 2:1, por kjo nuk do të thotë se pejani do të shpëtojë pa ndonjë gjobë për sjelljen e tij të pahijshme.


Dinamo jo rrallë herë merret me raste të mos-disiplinës te futbollistët. Klubi së fundmi gjobiti sulmuesin Sammir, kurse njësoj e ka pësuar edhe Arian Ademi, i cili ngjashëm me Beqirajn kishte reaguan për statusin në ekipin.
komente