Kroacia/ Beqiraj shënon golin e parë në kampionat
nga AlbaniaSoccer   E hënë, 27 Gusht 2012 21:54   Shtyp

fatos_beqirajSulmuesi kosovar Fatos Beqiraj të shtunën shënoi golin e parë në edicionin 2012-2013 të kampionatit të Kroacisë.

Skuadra e Beqirajt Dinamo e mposhti Zagrebin me rezultat të thellë, 6-0, në kuadër të javës së gjashtë. Beqiraj shënoi golin e pestë në minutën e 65-të. Ai nxori penalltinë që u konkretizua për 4-0.

Gjatë javës mediat kroate kanë raportuar se Beqiraj ka pasur një zënkë me trajnerin. Ai megjithatë startoi dhe luajti deri në minutën e 72-të.


Beqiraj këtë edicion ka shënuar dy gola në eliminatoret për Ligën e Kampionëve.

“Kemi luajtur lojë cilësore, dominuam nga fillimi dhe këtë e dëshmon rezultati. Tani na mbetet të përgatitemi për ndeshje me Mariborin, ndërsa unë jam i sigurt se do të kualifikohemi në Ligën e Kampionëve”, ka thënë Beqiraj për sajtin e Dinamos.

komente