Italia/ Cana si qendërmbrojtës në derbin e Romës ?
nga AlbaniaSoccer   E mërkurë, 07 Nentor 2012 14:46   Shtyp

lorikCana_LazioLorik Cana mund të luajë si qendërmbrojtës te Lazio në derbin kundër Romës, këtë fundjavë.

Lajmin e bën të ditur gazeta ‘La Repubblica’, sipas të cilës trajneri, Vladimir Petkoviq ka vendosur t’i besojë shqiptarit në qendër të mbrojtjes që në ndeshjen e Ligës së Evropës, të enjten kundër Panathinaikosit.

Sipas mediave, nëse Cana do ta kalojë provën kundër grekëve dhe do të paraqitet më mirë sesa javën e kaluar kundër Torinos, ku iu besua të luante në rolin e mesfushorit organizativ, atëherë kapiteni i Shqipërisë do të luajë edhe në të ardhmen në mbrojtje.

komente