Angli/ Pajtim Kasami gjatë Janarit mund të largohet nga Fulham
nga AlbaniaSoccer   E shtunë, 22 Dhjetor 2012 19:38   Shtyp

pajtim_kasamiMesfushori shqiptar, Pajtim Kasami nuk ka dashur të flasë për atë se a do të largohet nga ekipi anglez Fulham gjatë afatit kalimtar të janarit. Këto fjalë ai i tha pas vizitës së fëmijëve të sëmurë në spitalin e Londrës, ku shpërndau dhurata në prag të festave të fundvitit.

“Rreth së ardhmes time unë nuk dua të shprehem ende”, ka thënë Kasami për “Blick.ch”. “Vizitën që ua kemi bërë fëmijëve është me qëllim që t’u japim buzëqeshje atyre. Për disa momente ne ishim në gjendje të largojmë fëmijët e sëmurë nga realiteti i përditshëm i tyre”.

Kasami 20-vjeçar këtë edicion nuk gjeti veten te skuadra e Fulhamit. Ai luajti vetëm dy ndeshje në Premier League të Anglisë. Me Fulhamin ka kontratë deri në qershor të vitit 2015, por sipas mediumeve angleze, Kasami ka gjasa që gjatë janarit të largohet.

komente