Futsal/ Alba Futsal fiton turneun e Norvegjise!
nga AlbaniaSoccer   E martë, 01 Janar 2013 06:27   Shtyp
alb_futsalNjëri ndër turnete me të njohura në Futsal që mbahet cdo fund viti në Larvik të Norvegjisë, këtë vit për herë të parë e fitoi një ekip shqiptar - ”Alba Futsal” të cilët muajin e kaluar e fituan edhe turneun tradicional “Adem Jashari “në Drøbak.

Ne “Larvik Open” konkuronin 60 ekipe ku cilësia e lojtarve ishte e nivelit të lartë duke marrë parasysh se aty konkurronin lojtare nga Tippeliga Norvegjeze, nga Seria Eilte e Futsalit norvegjez por edhe lojtare që i mbrojnë ngjyrat e kombëtares Norvegjeze në Futsal.

Premia prej 20.000 kr (2700 euro)  dhe shumë paisjeve tjera sportive për vendin e parë si dhe 10.000 kr. për vendin dytë e bëne konkurencen edhe ma të fortë.

Djelmoshat shqiptar që ja dolën faqebardhë dhe  fitoren e madhe para shumë emrave të njohur të sportit norvegjez e festuan në Larvik Arena me Flamurin Kuq e Zi të dhuruar nga Familja Jashari në turnirin e fundit në Drøbak.
Alba Futsal u prezentua me kete formacion:Bajram Ajeti,Flamur Imeraj, Ukë Bezera, Fidan Selimi,Mergim Hereqi, Thomas Knutsen, Enis Hyseni, Alen Patro, Herolind Shala

Flamur Imeraj

komente