Australi/ Berisha e nis vrullshëm 2013
nga AlbaniaSoccer   E martë, 08 Janar 2013 09:59   Shtyp

besart-berishaFundi i vitit 2012 nuk ishte shumë i mirë për Besart Berishën. Skuadra e Berishës, Brisban Roar, ishte në krizë të rezultateve, ndërsa sulmuesi kosovar nuk po shënonte si më parë. Kishte vlerësime se rezultatet e Brisban Roarit janë të lidhura direkt me efikasitetin e Berishës.

27-vjeçari Berisha u kritikua në disa raste, ndërsa klubi “kërcënoi” me angazhimin e një sulmuesi tjetër për t’i bërë konkurrencë ish-lojtarit të kombëtares Shqipëtare. Kjo vlerësohet se dha rezultat, pasi Berisha e nisi furishëm vitin 2013. Ai më 1-janar shënoi një gol dhe asistoi në golin tjetër në fitoren 2:1 të Brisban Roarit kundër Uellington Phoenixit. Ndërkohë, këtë fundjavë Berisha shënoi dy golat për kampionin në fuqi të Australisë, që u mposht 3:2 nga Melbërn Hart. Takimi ishte i vlefshëm për javën e 15-të të kampionatit australian, ALeague. Berisha golat i shënoi brenda tri minutave. Në minutën e 74-të shënoi nga pika e bardhë për 3:1, ndërsa dy minuta më vonë realizoi nga loja për rezultatin përfundimtar, 3:2.

“Unë marr përgjegjësinë për sot. Kam ndryshuar sistemin para lojës, kam punuar në të gjatë javës, por ai nuk funksionoi. Kryesisht nuk ka funksionuar pasi kishim Berishën të izoluar në anën e majtë. Ai është shumë më i rrezikshëm në qendër”, – ka thënë trajneri i Brisban Roar Majk Mulvei.

Kliko-Golat e Besart Berishes (video)

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide