Angli/ Southampton kërkon Lorik Canën
nga AlbaniaSoccer   E mërkurë, 09 Janar 2013 10:37   Shtyp

lorikcanaj_lacioLorik Cana duket  gjithmon e më larg Lazios. Mesfushori kosovar nuk po gjen hapësira në ekipin italian, prandaj mediat e huaja shkruajnë se përfaqësuesi shqiptar pritet t’i japë fund eksperiencës italiane pas një viti e gjysmë.

Mediat italiane shkruajnë se 29 vjeçari mund të rikthehet në Premierligë. Për futbollistin gjakovar flitej se mund të rikthehet në Sunderland, por së fundmi uebfaqja italiane repubblica.it shkruan se Southamptoni është ekipi që ia ka vënë syrin ish futbollistit të PSG-së, Marseilles, Sunderlandit dhe Galatasarayt.

Cana ka përfunduar rregullisht në bankinën e ekipit të Petkovicit, ndërsa preferon një ekip ku mund të luajë rregullisht. Nëse jo në janar, Cana pritet të largohet gjithsesi nga Lazio gjatë verës së këtij viti, pasi që nuk e ka gjetur rehatinë në futbollin italian.

komente