Legjionaret/ Basha i premton besnikeri Torinos
nga AlbaniaSoccer   E premte, 29 Mars 2013 16:57   Shtyp
migjen_basha_11_09_05_baulmes_laussaneMesfushori i kombetares shqiptare Migjen Basha i ka premtuar besnikeri Torinos. Ne nje prononcim te shkurter te dhene per “Tutosport”, mesfushori ka bere te ditur se nuk ka ndermend te kthehet te Atalanta por ka ne planet e tij vetem skuadren torineze.  E ardhmja ime eshte ketu. Do te shkoj te Barcelona? Jo do te qendroj te Torino dhe nuk do te kthehem te Atalanta aty ku gjerat nuk kane shkuar dhe aq mire ne te kaluaren”, ka deklaruar Basha. Mesfushori ne ndeshjen e rradhes do te rikthehet ne formacionin kryesor duke i dhene fund qendrimit ne stol te skuadra torineze.
komente