Legjionarët/ Vajushi më I miri javës në Bullgari
nga AlbaniaSoccer   E martë, 02 Prill 2013 21:22   Shtyp
armando_vajushiArmando Vajushi po shkëlqen në Bullgari te skuadra e Liteksit. Pas dy golave që shënoi në fundjavë ai ka merituar një çmim të rëndësishëm. Mesfushori me tipare sulmuese është shpallur lojtari i javës në kampionatin bullgar. Brënda pak ditësh ai do të marrë edhe trofeun simbolik duke u inkuadruar kështu mes lojtarëve më të mirë në Bullgari. Me Liteksin Armando Vajushi ka shënuar këtë sezon 9 gola dhe ecuria tij e mirë ka bërë disa klube europiane të ndjekin nga afër ndeshjet e tij.
komente