Azi/ Xhevair Sukaj shënon në Ligën e Kampionëve
nga AlbaniaSoccer   E martë, 02 Prill 2013 21:25   Shtyp

xhevahir_sukaj_sepahanXhevair Sukaj vazhdon të shënoj rregullisht për skuadrën e tij të Sepahanit. Të martën ai ka realizuar një gol në Ligën e Kampionëve duke shënuar në portën e Al Ahlit. Sukaj ka realizuar në minutën e 3’ të ndeshjes por skuadra e tij nuk e ka administruar dot avantazhin duke pësuar më pas edhe katër gola të tjerë duke u mundur keqazi në shtëpi me rezultatin final 2-4. Për Sukaj goli ishte një sukses personal ndërkohë që skuadra e tij ka ende shpresa për të vijuar rrugën në Ligën e Kampionëve të Azisë.

Hamdi Salihi ka luajtur vetëm 20’ minuta si zëvendësues në Ligën e Kampionëve të Azisë me skuadrën e tij Jiangsu Sainty në fitoren 2-0 ndaj Buriram United.

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide