Legjonarët/ Sadiku shënon golin e 13-të për Luganon në Zvicër
nga AlbaniaSoccer   E diel, 14 Prill 2013 21:46   Shtyp
armando_SadikuArmando Sadiku ka shënuar golin e 13-të për këtë sezon me skuadrën e Luganos. Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare arriti të realizonte golin e dytë në fitoren 2-0 që skuadra e tij mori në shtëpi ndaj Chiassos. Sadiku vazhdon të tregojë aftësitë e tij para portës dhe të konfirmohet si një lojtar me të ardhme. Lugano, skuadra ku elbasanasi luan ndodhet në vëndin e gjashtë në tabelën e klasifikimit me 33 pikë të grumbulluara. Sadiku shpreson tek një aventurë e re, në një klub të madh vitin e ardhshëm. Disa ekipe janë vënë në ndjekje të tij. Veç skuadrave italiane, gjemane dhe zviceriane së fundmi interesim konkret kanë treguar edhe brazilianët e Corinthians.
komente