Gjermani/ Edmond Kapllani e mbyll me gol për FSV Frankfurtin
nga AlbaniaSoccer   E diel, 19 Maj 2013 16:33   Shtyp

Edmond_Kapllani.1jpgDuket se fundi i sezonit për ish-sulmuesin e kombëtares shqiptare, Edmond Kapllani, kandidat për t’u rikthyer kuqezi, ka qenë me fat. Kjo pasi ai ka shënuar sërish për ekipin e tij FSV Frankfurt.

Kapllani ka shënuar golin e dytë të takimit, duke i dhënë përkohësisht avantazhin skuadrës së tij, 1-2, por që ndeshja ka përfunduar në barazim 2-2. FSV Frankfurt luante në transfertë kundër Braunschweig, ekip që e ka siguruar pjesëmarrjen në Bundesligë. Ka qenë goli i 11 për Kapllanin këtë sezon, i cili është zëvendësuar nga një tjetër shqiptar në minutën e 81-të, pikërisht me Odise Roshin, i cili vijon të ketë pak minuta në dispozicion, edhe pse luan gati për çdo ndeshje.

Megjithatë, Roshi ka zgjatur dhe për 2 vjet kontratën me FSV Frankfurtin dhe pritet sezonin që vjen të jetë titullar i padiskutueshëm.

komente