Slloveni/ Ibraimi futbollisti më i mirë në slloveni
nga AlbaniaSoccer   E shtunë, 25 Maj 2013 16:51   Shtyp

ball_goalAgrim Ibraimi për paraqitjet e tija të mira në fanellën e skuadrës së Mariborit ka marrë edhe një mirënjohje të re, pasi që nga Sindikata e Futbollistëve profesionist të Sllovenisë, është zgjedhur futbollisti më i mirë për sezonin 2012/13. Për anëtarin e përfaqësueses së Maqedonisë, kanë votuar kolegët nga të gjitha klubet sllovene dhe Ibraimi mori 60 vota dhe në këtë mënyrë bindshëm triumfoi para futbollistëve të Olimpisë, Nikolla Nikeziq dhe Nik Omlladiq të cilën kishin nga 19 gjegjësisht 15 vota. Në ekipin ideal të këtij sezoni të kampionatit slloven, krahas Ibrahimit u gjetën edhe pesë bashkë lojtar të tij.

komente