Iranë/ Sukaj operohet, katër muaj jashtë fushave
nga AlbaniaSoccer   E shtunë, 06 Korrik 2013 10:12   Shtyp

xhevahir sukaj sepahanXhevahir Sukaj i është nënshtruar dje operacionit në gju dhe gjithçka ka shkuar me sukses. Sulmuesi shkodran që aktivizohet te iranianët e Sepahanit, u dëmtua disa ditë më parë në një miqësore. Ai dëmtoi gjurin dhe sipas mjekëve, pas operacionit do t’i duhet të qëndrojë të paktën rreth 4 muaj jashtë fushave të blerta. Sukaj prej dy sezonesh po shkëlqen në kampionatin iranian, duke qenë protagonist absolut te skuadra e tij, por ende nuk ka pasur shansin nga De Biazi që të provojë forcat me fanellën kuqezi.

komente