Salihi gol edhe asist ne barazim per Rapid
nga AlbaniaSoccer   E premte, 18 Dhjetor 2009 05:34   Shtyp
salihi_shenon_rapid_celtic_thumbHamdi Salihi ka shenuar golin e trete per skuadren e tij Rapid i Vienes ne ndeshjen e fundit per grupin C eliminator te Europa League. Kur akoma njerezit e shumte ne Stadium nuk ishin stabilizuar ne vendet e tyre, Nikica Jevelic shenoi golin e pare te ndeshjes e cila u luajt nen temperatura te uleta dhe terren te renduar nga debora. Ne minutene 8-te, kroati i Rapidit do te shenonte edhe golin e dyte, pas nje asisti te sulmuesit shqiptar Hamdi Salihi. Nderkohe, Jelevic do ti rikthente nderin shqiptar, duke i dhuruar nje top te sakte pas shmangjes se bukur qe i beri Glen Loovens. Shkodrani nuk hezitoi duke i dhene avantazhin provizor 3-0 Rapidit kur nuk kishin kaluar akoma as 20 minuta nga fillimi i ndeshjes. Me pas, miqte do te shenonin tre gola per ta barazuar takimin, rezultati perfundimtar i se ciles nuk con ne fazen tjeter asnje prej te dyja ekipe te cilat e mbyllen etapen ne dy vendet e fundit te grupit C. Kjo ishte ndeshja e peste ne keto eliminatore dhe e para si titullar per Salihin, kurse goli i shenuar ishte i pari per te ne Kupat e Evropes me Rapidin.

Kel Naraçi
komente