Prishtina kërkon pikët e plota në Gjilan
nga AlbaniaSoccer   E martë, 06 Tetor 2009 21:59   Shtyp

prishtina_liriaFatmir Bytyqi

“Dua pikët e plota ndaj Gjilanit. Fitorja në takimin e radhës do të harronte humbjen e pësuar nga Hysi”, kështu është shprehur trajneri I Prishtinës, Skënder Shengyli, një ditë para takimit Gjilani-Prishtina, ndeshje kjo që zhvillohet në kuadër të Javës së 11-të të Raiffeisen Superliga e Kosovës në Futboll.

Ballfaqimi në mes këtyre dy skuadrave është mjaft e rëndësishme për faktin se të d skuadrat gjenden në pjesën e rrezikshme të renditjes tabelore dhe se, të dy skudrat synojnë fitore në këtë takim në mënyre që të ikin nga zona e rrezikshme.

“Në Gjilan, udhëtojmë pa Llumnicën e Maliqin, të cilët vuajnë dënimin  kartonëve, mirëpo nga futbollistët e mi pres angazhim maksimal dhe besoj se do ta dalim më pikët maksimale nga kjo ndeshje”, ka thënë Shengyli.

Muji: Do ta mposhtim Prishtinën

Në anën tjetër edhe kapiteni I Gjilanit, Xhevdet Muji, kërkon fitore ndaj Prishtinës.

“Gjilani, duhet ta shfrytëzoj krizën në të cilën po kalon Prishtina. Natyrisht se nuk do të jetë ndeshje e lehtë përballja me Prishtinën, por besoj se do të kalojmë më sukses ktë pengese”, ka thënë Muji.

Të mërkurë takohen:

Gjilani-Prishtina

Kosova (V) – Flamurtari

Trepqa-Drenica

Të enjten takohen:

Liria-Besa

Hysi-Vëllaznimi

komente