Prishtina kërkon pikët e plota në Gjilan | ||||
|
Fatmir Bytyqi
“Dua pikët e plota ndaj Gjilanit. Fitorja në takimin e radhës do të harronte humbjen e pësuar nga Hysiâ€, kështu është shprehur trajneri I Prishtinës, Skënder Shengyli, një ditë para takimit Gjilani-Prishtina, ndeshje kjo që zhvillohet në kuadër të Javës së 11-të të Raiffeisen Superliga e Kosovës në Futboll. Ballfaqimi në mes këtyre dy skuadrave është mjaft e rëndësishme për faktin se të d skuadrat gjenden në pjesën e rrezikshme të renditjes tabelore dhe se, të dy skudrat synojnë fitore në këtë takim në mënyre që të ikin nga zona e rrezikshme. “Në Gjilan, udhëtojmë pa Llumnicën e Maliqin, të cilët vuajnë dënimin kartonëve, mirëpo nga futbollistët e mi pres angazhim maksimal dhe besoj se do ta dalim më pikët maksimale nga kjo ndeshjeâ€, ka thënë Shengyli.
Muji: Do ta mposhtim Prishtinën
Në anën tjetër edhe kapiteni I Gjilanit, Xhevdet Muji, kërkon fitore ndaj Prishtinës. “Gjilani, duhet ta shfrytëzoj krizën në të cilën po kalon Prishtina. Natyrisht se nuk do të jetë ndeshje e lehtë përballja me Prishtinën, por besoj se do të kalojmë më sukses ktë pengeseâ€, ka thënë Muji.
Të mërkurë takohen: Gjilani-Prishtina Kosova (V) – Flamurtari Trepqa-Drenica
Të enjten takohen: Liria-Besa Hysi-Vëllaznimi Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3376 |