| Kombetarja / Stervitje me dy seanca! | 
 | nga AlbaniaSoccer    E martë, 02 Mars 2010 00:53     |   |   |   |    | 
 Ne diten e trete te grumbullimit te ekipit kombetar ne prag te sfides me perfaqsuesen e Irlandes se Veriut sipas programit  sot u zhvilluan dy stervitje ne oren 10.30 dhe ne oren 16.15.
 Ne stervitjen e paradites grupi ishte perseri i reduktuar, ku u bashkuan Duro, Skela, Kapllani, Hyka, Hidi me grupin e lojtareve. Mbasdite me ekipin u bashkuan dhe Lala, Bogdani,Beqaj,Salihi. Mungonin vetem Cana, Curri dhe Dallku te cilet kane mberritur sot ne mbremje  Ne stervitjen e mbasdites trajneri Josip Kuzhe i ndau lojtaret ne dy grupe ku u luajt 4 kundra 4 dhe me pas 6 kundra 6.   Neser ekipi kombetar do te zhvilloje  stervitjen e fundit ne oren 16:15.  . Media FSHF 
   |