Ne fokus/ Stadiumi i Interit mund te ndertohet nga firma “Mabetex”, i Behgjet Pacollit
nga AlbaniaSoccer   E shtunë, 05 Janar 2013 15:59   Shtyp

interInteri po përgatit planin për të ndërtuar nëj shtëpi të re. Por, lajmi më i jashtëzakonshëm është që stadiumi i zikaltërve mund të vijë nga Kosova.

Në fund të vitit 2012, presidenti Masimo Morati ka zhvilluar një takim në Lugano të Zvcrës me Grupin “Mabetex”.

Kompania e ndërtimeve civile dhe industriale është në pronësi të ish-presidentit të Kosovës, Behgjet Pacolli. Takimi është konfirmuar në faqen zyrtare të klubit.

Aty shfaqet një fotografi e drejtuesit të Interit me vëllain e pronarit, Selim Pacolli, i cili bëri të ditur se palët zhvilluan një bisedë paraprake për të vlerësuar koston e stadiumit të ri.

Në këtë mënyrë, kompania nga Kosova do të sfidojë kinezët për këtë projekt.

Projekti i paraqitur nga kompania kosovare parashikon një impiant me 66 mijë vende, që do të kushtojë 550 milionë euro. Modeli do të bazohet në stadiumet më moderne angleze.

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide