Interi po përgatit planin për të ndërtuar nëj shtëpi të re. Por, lajmi më i jashtëzakonshëm është që stadiumi i zikaltërve mund të vijë nga Kosova. Në fund të vitit 2012, presidenti Masimo Morati ka zhvilluar një takim në Lugano të Zvcrës me Grupin “Mabetex”. Kompania e ndërtimeve civile dhe industriale është në pronësi të ish-presidentit të Kosovës, Behgjet Pacolli. Takimi është konfirmuar në faqen zyrtare të klubit. Aty shfaqet një fotografi e drejtuesit të Interit me vëllain e pronarit, Selim Pacolli, i cili bëri të ditur se palët zhvilluan një bisedë paraprake për të vlerësuar koston e stadiumit të ri. Në këtë mënyrë, kompania nga Kosova do të sfidojë kinezët për këtë projekt. Projekti i paraqitur nga kompania kosovare parashikon një impiant me 66 mijë vende, që do të kushtojë 550 milionë euro. Modeli do të bazohet në stadiumet më moderne angleze.
|