Kupa e Kosovës / 2 Korriku rrëzoi Vëllaznimin, Ferizaj kaloi Ballkanin | ||||
|
Skuadra e 2 Korrikut, e cila militon në Ligën e parë të Kosovës ka arritur ta eliminojë skuadrën elitare, Vëllaznimin, në 1/8 e finales së Kupës së Kosovës në futboll. Skuadra e tretë për nga rëndësia e kryeqytetit ka arritur t’i mposht gjakovarët pas gjuajtjeve të penalltive, me rezultat 6:5. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Përparim Thaçi” në Prizren në kohën e rregullt është mbyllur 1:1. 2 Korriku kaloi në epërsi me golin e Zenelit në pjesën e parë, derisa gjakovarët barazuan në minutat e fundit të ndeshjes nëpërmjet Nikoliqit. Megjithatë në vazhdime asnjëra skuadër nuk e gjeti rrugën e golit, prandaj fituesi u desh të përcaktohet me penallti, ku në serinë prej pesë gjuajtjeve më të mirë u treguan prishtinasit. Në ndeshjen tjetër, Ferizaj arriti ta mposht Ballkanin, me rezultat 2:0, duke vazhduar në këtë mënyrë aventurën në garat e kupës, pasi në kampionat thuajse i kanë humbur të gjitha shpresat për mbetje në elitë. Krahas 2 Korrikut dhe Ferizajt një biletë në çerekfinale e kanë prerë edhe Ulpiana, Besa, Prishtina, Liria, Flamurtari dhe Gjilani.
Ferizaj - Ballkani 2:0 Vëllaznimi – 2 Korriku 1:1 - 5:6 Set as favorite Bookmark Email this Hits: 7602 |