Kupa Kosoves / Kosova e Prishtinës fituese e Kupës së Kosovës per femra | ||||
|
Para ndeshjes finale te meshkujve u zhvillua edhe ndeshja finale e Kupës së Kosovës për femra. Ky aktivitet u zhvillua për herë të parë kete vite dhe këtë trofe e fitoi Kosova e Prishtinës, e cila vetëm pak ditë më parë kishte fituar edhe titullin kampion. Në finale, prishtinaset e mposhtën Trepçën’89 pas gjuajtjes së penalltive, me rezultat 4-2. Ndeshja në kohën e rregullt dhe pas shtesave u mbyll, 2-2. Golat gjatë kohës së rregullt i shënuan Blerta Kaçi (11’) dhe Lavdie Begolli (59’) për Kosovën (P), si dhe Qëndresa Bajra (64’) dhe Blerina Musa (69’) për Trepçën’89. Trofeun kapitenes së Kosovës (P), Lumturie Muhadri ia dorëzoi anëtarja e KE të FFK-së, Vjollcë Krasniqi. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 9750 |