| Kupa e Kosovës/ Suspendohet Bylbyl Sokoli | ||||
|
Ndërkohë, Shabanin për shkak “të reagimeve nga pankina dhe sulmit në lojtarin kundërshtar në minutën e 105-të pas një tollovie të krijuar në fushë”. Ai u ndëshkua me karton të verdhë nga ana e arbitrit kryesor, Hajriz Hajdari. Ky i fundit u suspendua për shkak se “nuk e ndëshkoi Shabanin me karton të kuq në ndeshjen finale të Kupës së Kosovës, të cilën Prishtina e fitoi pas ekzekutimit të penalltive 4:3 ndaj Ferizajt. Kjo ndeshje u zhvillua të dielën në Prishtinë. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 10681 |














































Komisioni disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës, të martën, ka suspenduar deri në vendimin përfundimtar trajnerin e Ferizajt, Bylbyl Sokoli, ndihmësin e tij, Jeton Bislimi, lojtarin e Ferizajt, Labinot Shabanin, dhe arbitrin e ndeshjes finale të Kupës, Ferizaj - Prishtina, Hajriz Hajdari. KD-ja ka arsyetuar suspendimin e Sokolit për shkak të “reagimeve në vendimet e gjyqtarëve”, kurse Bislimin “për sharje, fyerje në drejtim të zyrtarëve të ndeshjes dhe treshes së gjyqtareve, si dhe zyrtarëve të klubit të futbollit Prishtina”. 