HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E shtunë, 23 Nentor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Gani Sejdiu : Shqiperia taktikisht ishte me mire
nga AlbaniaSoccer   E premte, 19 Shkurt 2010 15:40   pdfShtypEmail

sejdiu1Një nga strategët e njohur në futbollin tonë, Gani Sejdiu, ka thënë të enjten se përzgjedhja elitare e Shqipërisë, në ndeshjen ndaj përfaqësueses së Kosovës, taktikisht ka qenë më e mirë. Por, sipas tij, edhe përvoja ndërkombëtare ishte në anën e kuqezinjve.

Përfaqësuesja e Kosovës të mërkurën ka humbur miqësoren ndaj përzgjedhjes elitare të Shqipërisë 2-3, takim ky i zhvilluar për nder të Ditës së Pavarësisë së Kosovës.

Sipas Sejdiut, kushtet në të cilat u zhvillua ndeshja kanë qenë të vështira, për faktin se terreni ishte përplot baltë.

“Në kushtet në të cilat është zhvilluar ndeshja, në terren me baltë, është vështirë të jem realist në vlerësimin e lojës. Megjithatë, u pa se ekipi i Shqipërisë ka përvojë ndërkombëtare, kurse në përfaqësuesen tonë futbollistët më shumë luanin lojën individuale, sidomos në pjesën e dytë, që kërkonin të tregohen të mirë vetëm  individualisht”, ka thënë Sejdiu.

Bunajku do të krijojë një përfaqësuese të denjë

Pavarësisht humbjes së përfaqësueses së Kosovës, trajneri Gani Sejdiu e vlerëson lart punën që bën përzgjedhësi Albert Bunjaku. Ai thotë se puna e Bunjakut do të mund të shihet në një të ardhme të afërt.

“Ishte ndeshja e parë që përfaqësuesja e Kosovës luan në urdhrat e përzgjedhësit Albert Bunjaku. Është herët të thuhet nëse Bunjaku ka futur në përfaqësuesen tonë frymë të re, mirëpo diçka pozitive është punuar në këtë drejtim. Jam i bindur se me punën që bën Bunjaku, në një të ardhme të afërt ne do të kemi një përfaqësuese të denjë”, ka theksuar Sejdiu.

Kosova, skuadër e denjë në rajon

Ish-trajneri i disa skuadrave elitare të Kosovës, Gani Sejdiu, është optimist se Kosova ka fuqi të krijojë një skuadër të denjë për garat ndërkombëtare. Ai pohon se përfaqësuesja e Kosovës në futbollin e rajonit do të jetë skuadër e denjë.

“Duke u bazuar në futbollistët e Kosovës, që luajnë në skuadrat e huaja, por pa harruar edhe potencialin që kemi brenda Kosovës, besoj se Kosova ka fuqi të krijojë një skuadër shumë të mirë për garat ndërkombëtare, veçmas në futbollin ballkanik. Ne duhet të kemi durim, për faktin se futbolli është një proces që zgjat shumë dhe që kërkohet punë e madhe e profesionale, por besoj se kemi potencial të bëjmë një ekip që mund të garojmë denjësisht në futbollin ndërkombëtar”, ka përfunduar Sejdiu.

Fatmir Bytyçi

 


busy
komente