HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E shtunë, 23 Nentor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Miqesore / Kosova - Hamstadit 4-4
nga AlbaniaSoccer   E premte, 11 Qershor 2010 08:41   pdfShtypEmail
kosovaPërfaqësuesja e Kosovës në Futboll ka luajtur baras në takimin miqësor me skuadrën suedeze, Hamstad (4:4). Përfaqësuesja e Kosova ka kaluar në epërsi e para që në minutën e 4' përmes futbollistit Valdet Rama. Mysafirët arritën të rikthehen në lojë në minutën e 22', kur Anselmo barazoj shifrat (1:1). Përsëri të përzgjedhurit e Albert Bunjakut kaluan në epërsi. Ishte Gashi ai që shënoj në minutën e 35', për rezultatin (2:1), kurse Bektashi e shtoj epërsinë në minutën e 39' (3:1). Golashënuesi i golit të parë i skuadrës suedeze, Anselmo arriti ta ngushtoj epërsinë (3:2). Edhe në pjesën e dytë kosovarët ishin me të mirë dhe në minutën e 71', ngritën rezultatin në (4:2) ishte Balaj ai që shënoj. Ndërkohe Emil Salomnson  i fatashtel për përfaqësuesen e Kosovës pasi shënoj dy gola në minutat 82', dhe 86'. Pas takimit trajneri i përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaku është shprehur i kënaqur me atë se çka treguan lojtarët ne fushë.

“Vërtet jam i kënaqur me atë që treguan futbollistët, por edhe me vullnetin dhe energjinë pozitive të tyre. Çdo njeri nga ta  meriton lëvdata për paraqitje në këtë sfidë, sepse sinqerisht kanë qenë shumë të mirë dhe janë përgëzuar nga të gjithë, e sidomos nga tifozët të cilët i kanë përshëndetur me duartrokitje të gjata. Rama e Bektashi kanë qenë vazhdimisht të rrezikshëm për portën e rivalëve, kurse Gashi ishte mjaft i suksesshëm në sulm”, ka thënë Bunjaku.

Kosova luajti me ketë përbërje: Berisha, Skeraj, Papuçi, Duraku, Leci, Maliqi, Rashkaj, Bektashi, Kelmendi, Rama dhe Gashi. Ndërsa në pjesën e dytë luajtën të gjithë me përjashtim të dy portierëve, Mushica e Bytyçi. Ndërkohe për Halmstadin u paraqitën Malmkvist, Miller, Magyar, Jonson, Johanson, Savarson, Vrele, Salomonson, Anselmo, Gorlitz dhe Sise.

Veton Zymberi


busy
komente