Kosova U-19 në Turneun Ndërkombëtar Tilki të Hungarisë | ||||
|
Fatmir Bytyçi
Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK)-së, Eroll Salihu, sot ka pritur në një takim përfaqësuesen e Ambasadës së Hungarisë, znj. Atila Fodor, ku është biseduar për bashkëpunimin e FFK-së me Federatën dhe klubet sportive nga Hungaria. “Me këtë rast znj. Fodor i dorëzoi z. Salihu ftesën për Përfaqësuesen U-19 të Kosovës, që të marrë pjesë në një turne që do të zhvillohet në Komunën Tilki të Hungarisë gjatë prillit apo fillimit të muajit maj 2010 në kompleksin më të ri dhe më modern sportiv që këto ditë është hapur në këtë komunë, hapjen e të cilit e bën kryetari i FIFA-s, Sep Blatter dhe ai i UEFA-s, Michel Platiniâ€, është thënë nga zyrtarët e FFK-së. Ky takim është rrjedhojë i takimit që ka pasur kryetari i FFK-së z. Fadil Vokrri me kryetarin e Komunës së Tilkit, dr. Imre Rethy. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 6086 |