HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E shtunë, 23 Nentor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Përfaqësuesja / Bunjaki e krahason Beqirajn me Runin
nga Yll Begu   E martë, 22 Mars 2011 12:15   pdfShtypEmail

albert_bunjaku_kosovaTrajneri i Përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaki ka vlerësuar lart paraqitjen e sulmuesit kosovar në radhët e Dinamos së Zagrebit, Fatos Beqiraj. Ky i fundit shënoi golin e dytë për Dinamon në fitoren kundër Hajdukut të Splitit në fundjavën e kaluar, me rezultat 2:0. Bunjaki ishte i pranishëm në stadiumin “Maksimir” të Zagrebit, së bashku me ekspertin suedez të futbollit, 72-vjeçarin, Tord Grip. “Fatosi luajti shkëlqyeshëm. Ai ka dispozita të ngjashme me sulmuesin e Mançester Junajtidit, Uejn Runi dhe është në rrugë të mirë. Gjithsesi i duhet ende shumë punë për të bërë. Do të dëshiroja që ai të qëndrojë te Dinamo edhe një apo dy edicione, para se të marrë hapin tjetër në karrierë për të luajtur në ndonjë kampionat më të fortë”, deklaroi Bunjaki për gazetat kosovare. Ish-futbollisti i dy skuadrave pejane, Shqiponja dhe Besa, kaloi në Dinamo verën e kaluar nga Buduçnosti i Podgoricës, kurse tashmë është anëtar i rregullt i Përfaqësueses së Malit të Zi. Ai ka premtuar se pas pranimit të Kosovës në FIFA, do të mbrojë ngjyrat e Kosovës.


busy
komente