HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E shtunë, 23 Nentor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Përfaqësuesja / Renova “partnere sparingu” e Kosovës
nga Yll Begu   E enjte, 24 Mars 2011 18:08   pdfShtypEmail

konferenca777Skuadra kampione në fuqi e Maqedonisë, Renova nga Xhepçishti do të jetë rivale e Përfaqësueses së Kosovës në miqësoren e 27 marsit, pasi përpjekjet e drejtuesve të FFK-së për ta bindur Bursasporin që megjithatë të vijë në Kosovë kanë qenë të kota. Përzgjedhësi i Kosovës, Albert Bunjaki, sot në hotel “Grand” ka mbajtur një konferencë për media, në të cilën ka qenë i pranishëm edhe trajneri i Renovës, Bylbyl Sokoli. Në këtë konferencë Bunjaki ka shpallur emëroren e futbollistëve të ftuar në këtë grumbullim, derisa ka folur për vështirësitë që ka hasur për t’i pasur në dispozicion të gjithë futbollistët e ftuar, pasi klubet nuk u kanë dhënë leje për t’iu përgjigjur ftesës së tij. Mërgim Mavraj, Beg Ferati, Shpëtim Hasani dhe Astrit Ajdareviqi, nuk kanë arritur t’i përgjigjen ftesës për miqësoren e 27 marsit përkundër dëshirës së madhe. “Ne jemi duke ndërtuar një përfaqësuese të fuqishme për të ardhmen, ani pse po hasim në shumë vështirësi. Për këtë grumbullim mungojnë shumë lojtarë cilësorë që janë të angazhuar nëpër klubet evropiane përkundër dëshirës së tyre të madhe që të jenë pjesë e Përfaqësueses së Kosovës. Për mua më i rëndësishëm është grumbullimi i përfaqësueses, se sa ndeshja e 27 marsit”, deklaroi Bunjaki, i cili ka thënë se do të ishte më mirë sikur të vinte ndonjë klub më me emër në Evropë, por edhe miqësoren me Renovën e ka vlerësuar si të dobishme. Ndërkaq, trajneri i skuadrës Renova, Bylbyl Sokoli u shpreh i nderuar që skuadra e tij do të luajë me Përfaqësuesen e Kosovës. “Skuadra ime tash e tri vite bën gara në kupat e Evropës dhe do të mundohet të jetë një rivale e denjë e Përfaqësueses së Kosovës. Është për t’u përshëndetur edhe angazhimi i krerëve të FFK-së, të cilët po tentojnë që të sigurojnë ndeshje të tilla për përfaqësuesen e Kosovës, por unë uroj që në të ardhmen të sigurohen ndeshje me përfaqësuese të shteteve të ndryshme”, tha Sokoli. Ndeshja ndërmjet Përfaqësueses së Kosovës dhe Renovës do të zhvillohet të dielën në orën 15:00 në Stadiumin e Qytetit në Prishtinë.

Emërorja e futbollistëve:
Etrit Berisha(Kalmar), Anjel Rashkaj e Kujtim Bala (Hlamstad BK), Ardian Gashi (Helsinborg IF), Valdet Rama, Kushtrim Lushtaku (Orebro SK), Avni Pepa (Start IK), Enis Alushi (SC Paderborn), Shqipëron Skeraj (pa klub), Faton Toski (Bochum), Shqipëron Bektashi (Freiburg), Alban Rama (Erzgebirge Aue), Ilir Nallbani e Liridon Kukaj (Vllaznia), Kristian Nushi (St. Gallen), Fisnik Papuçi, Mentor Zhdrella (Hysi), Ilir Berisha (Prishtina), Dardan Rexhepi (Academy Juventus), Valmir Bytyqi (Besa);
Lojtarë 16-18 vjeçar vetëm për grumbullim: Berat Ahemti, Argjend Mustaf e Gentrit Begolli(Prishtina), Leart Emini e Veton Shabani (Trepça).

 


busy
komente