Përfaqësuesja / Duraku: E kam merituar të jem pjesë e Përfaqësueses | ||||
|
Mbrojtësi aktual i Lirisë, Roland Duraku ndihet i zhgënjyer me anashkalimin që i bëri përzgjedhësi, Albert Bunjaki, për miqësoren kundër Renovës (0:0). Futbollisti gjakovar ka qenë anëtar i rregullt i përfaqësueses në katër vitet e fundit, por jo edhe për grumbullimin e fundit. “Kam pritur se përzgjedhësi do të më ftoj sërish, por nuk u ftova. Megjithatë, e respektoj vendimin e përzgjedhësit”, tha Duraku. “Nuk e kontestoj aspak deklaratën e përzgjedhësit se Superliga e Kosovës nuk është aq cilësore, por ai duhet ta kuptojë se këtu janë disa futbollistë që meritojnë të ftohen në përfaqësuese. Duket se përzgjedhësi e ka të vështirë ta shoh formën tonë, pasi jeton jashtë vendit, prandaj ne futbollistët që luajmë në Kosovë do ta kemi të vështirë të sigurojmë ftesën prej tij. Mirëpo, besoj se në të ardhmen sërish do të jem pjesë e përfaqësueses”, shtoi Duraku. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 6412 |