HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E premte, 03 Maj 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Sepp Blater : Ne dhjetor do te gjendet nje zgjidhje per futbollin e Kosoves
nga AlbaniaSoccer   E premte, 06 Nentor 2009 13:07   pdfShtypEmail

fifa_logo-newPer here te pare ne historine e futbollit te Kosoves, zyrtarisht FIFA, ka pritur drejtuesit me te lart te Federates se Futbollit te Kosoves (FFK).  Takimi i shumeperfolur i ketyre diteve ne mes FIFA-se dhe Federates se Futbollit te Kosoves (FFK)-se, zyrtarisht eshte mbajtur te enjten ne seline e FIFA-se ne Zyrih.

I pari i FIFA-se, Sep Blater, pikerisht rreth ores 15:00, ka takuar delegacionin e FFK, i kryesuar nga kryetari, Fadil Vokrri. Zyrtaret e delegacioni te FFK-se me njehere pas takimit jane shprehur te kenaqur me rrjedhen e ketij takimi me te parin e shtepise se futbollit boteror, Blaterin. Zedhenesi i FFK, Fazli Berisha, qe ishte pjese e delegacionit te FFK-se, ka thene se delegacioni i FFK-se, e ka informuar ne hollesi Blaterin, per futbollin e Kosoves. Sipas Berishes, delegacioni i Kosoves, ka kerkuar nga Blateri, qe FFK, te pranohet ne FIFA, te merr ne mbikeqyrje klubet dhe transferimin e lojtareve nga skuadrat e Kosoves per ne klubet e huaja si dhe te mundesoje zhvillimin e ndeshjeve miqesore te perfaqesues se Kosoves me shtete e ndryshme.

“Ne jemi te kenaqur me takimin qe kemi zhvilluar me drejtuesit e FIFA-se. Nga Blateri, kerkuam pranimin e FFK-se ne FIFA, mbikeqyrjen e transferimit te lojtareve tone ne skuadrat e huaja si dhe mundesine e zhvillimit te ndeshjeve miqesore te perfaqesues sone me shtet e ndryshme”, ka thene Berisha.

“Blateri pasi u informua me materialin qe ne i ofruam, na ka premtuar se do te punojne rreth kerkesave tona. Blateri ka angazhuar sekretarin e FIFA-se qe te punoje ne kete drejtim me sekretarin e FFK-se ne menyre qe te punohet me shume ne realizimi i kerkesave tona”.

FFK ne kongresin e dhjetorit

Sipas zedhenesit te FFK, Fazli Berishes, Blateri ka theksuar se do te kem qasje serioze ne kerkesat e FFK-se. Ai ka premtuar se ne kongresin e dhjetorit do te diskutohet edhe per FFK.

“Blateri na ka premtuar se ne kongresin e ardhshem qe mbahet ne muajin dhjetor, do te diskutohet per gjetjen e nje zgjidhje per futbollin e Kosoves. Delegacioni i FFK-se, eshte optimist se ne kongresin e radhes do te gjendet ne modul per futbollin tone”, ka thene Berisha. Nderkohe mesohet se kete takim e ka refuzuar delegacioni i Federates se Futbollit te Serbise, ndonese dite me pare nga FIFA, ishte thene se edhe FFS, do te jete pjese e ketij takimi. Sipas nje komunikate te leshuar nga federata serbe, thuhet se FFK, eshte jolegjitime, prandaj FFS nuk ka udhetuar fare per ne Zyrih.

Fatmir Bytyçi

 


busy
komente