FFK/ Fadil Vokri takohet me ish-kruetarin Fenerbahçes. z. Ali Shen | ||||
|
Sot krerët e FFK-së, kryetari Fadil Vokrri dhe sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihu kanë pasur një takim me ish-kryetarin i skuadrës turke Fenerbahçe. z. Ali Shen, një mbështetës i madh i futbollit të Kosovës. Kryetari i FFK-së, z. Fadil Vokrri, e njohu mysafirin nga Turqia me të arriturat, vështirësitë si dhe me angazhimet për ndërkombëtarizimin e futbollit të Kosovës. Kryetari Vokrri i kërkoi z. Shen që sikur edhe deri me tash ta ndihmojë futbollin e Kosovës, veçmas në përpjekjet që futbolli i Kosovës të bëhet pjesë e mekanizmave ndërkombëtar. Ndërkaq, nga ana e tij z. Ali Shen tha se me shumë kujdes po i ndjek zhvillimet në futbollin e Kosovës dhe se do të vazhdojë ta ndihmojë futbollin e Kosovës në çdo segment. “Me gjithë potencialin që kam do të jem në mbështetje të FFK-së, aq më parë që Kosova është një vend ku ka shumë talentë të futbollit dhe ku loja e futbollit adhurohet shumë”, ka thënë me këtë rast Ali Shen. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 6459 |