Fadil Vokrri: Blater na e konfirmoi se vendimi për miqësore është definitiv | ||||
|
Delegacioni i FFK-së i drejtuar nga Fdil Vokri kryetar, Predrag Joviç nënkryetar dhe sekretari i përgjithshëm Eroll Salihu u kthyen nga Cyrihu pas takimit me presidentin e FIFA-s z. Sep Blater, dhe në hotel “Victory” mbajtën një konferencë me gazetarë. Kryetari Vokrri i njohu gazetarët për temat e biseduara në selinë e FIFA-s, duke falënderuar z. Blatter jo vetëm për pritjen por edhe për mbështetjen dhe përkushtimin tij ndaj futbollit të Kosovës. Kryetari Vokrri shpalosi detaje nga takimi duke theksuar: “Takimi i mërkurës në selinë e FIFA-s ishte shumë miqësor. Z. Blater edhe njëherë na e ka konfirmuar se vendimi për lejimin e ndeshjeve zyrtare për Kosovën është definitiv, vetëm se mbetet edhe njëherë të shikohen modalitetet se si do të zbatohet ky vendim. Ne në këtë takim nuk kemi diskutuar për modalitete, por kemi biseduar se si të zhvillohet më tej futbolli i Kosovës dhe të gjejmë partnerë për të na ndihmuar në këtë fazë edhe në përgatitjen profesionale të kuadrove. Ne mbesim me shpresë se në fund të shtatorit kur edhe do të jetë mbledhja e KE të FIFA-s do të qartësohet çdo gjë dhe do të nisim përgatitjet për të gjetur edhe rivalë të mundshëm. Ne kemi shfaqur edhe brengën tonë për këtë zvarritje, por fundi i fundit kur kemi pritur kaq gjatë do të presim edhe shtatorin. Z. Blater e ka mirëpritur edhe përfshirejn e komunitetit serb jo vetëm në organet drejtuese të FFK-së por edhe pjesëmarrjen në gara të skuadarve srebe në kampionatet e Kosovës". Set as favorite Bookmark Email this Hits: 5396 |