HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E shtunë, 23 Nentor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Kosova/ Shpëtim Idrizi futbollisti më i mirë i vitit
nga AlbaniaSoccer   E premte, 11 Janar 2013 14:51   pdfShtypEmail

shpetim_idrizi_bestplayer_2012Kapiteni i Trepçës ’89, Shpëtim Idrizi është shpallur lojtari më i mirë për vitin 2012 nga Federata e Futbollit të Kosovës, në ceremoninë solemne që u mbajt sonte në mbrëmje në hotelin “Emerald”, e ku ishin të pranishëm mysafirë të shumtë. Në mesin e tyre ishte edhe presidenti i FSHF-së, Armando Duka.

Fillimisht kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri ka përshëndetur të pranishmit, ku ndër të tjera theksoi: “Në raste të këtilla nuk është lehtë të flasësh për një periudhë të përshkuar me shumë probleme e sakrifica, por ndonjëherë del të jetë edhe më e vështirë për të vlerësuar apo kualifikuar. Federata e Futbollit e Kosovës i ka bërë përpjekjet e veta, sidomos në arenën ndërkombëtare që ishte edhe prioriteti ynë. Mjerisht, edhe gjatë vitit 2012 hasëm në bllokada nga më të ndryshmet, përkundër shpresave të mëdha të hapjes së një kanate të dyerve të mëdha në asociacionet evropiane e botërore.
Si njeri i parë i kësaj shtëpie më duhet t’iu them se angazhimi, përkrahja e Komitetit Ekzekutiv, e klubeve, e lojtarëve, e trajnerëve nuk ka munguar asnjëherë, sepse fundja këtu ishim të përqendruar që të gjithë dhe ishte detyrë e jona parësore!
Më lejoni t’i them edhe nja dy – tri fjalë lidhur me temën e fundit e cila shumë përflitet gjithandej botës shqiptare. Fjala është për propozimet e ndryshme që vijnë për krijimin e një lige të përbashkët të futbollit Kosovë-Shqipëri. Kjo ide e ka zanafillën që nga vitet e 90-ta, kur ishin iniciativat e para për inkuadrimin e disa klubeve në futbollin shqiptar, por as atëherë nuk ishte e mundur të realizohej. Sot, prapë hidhen ide të tilla nga njerëz të ndryshëm, që nuk ka gjë të keqe, por kur hidhet një ide duhet ditur se mund apo nuk mund të realizohet! Në këtë kuptim nuk ka shqiptar që nuk e ëndërron një ligë të tillë të përbashkët, por e tëra kjo sikur edhe problemet e tjera që po përpiqemi t’i zgjidhim, për fat të keq nuk varen vetëm nga ne”.
Ndërkohë, Shpëtim Idrizi u shpreh i nderuar për marrjen e çmimit si futbollisti më i mirë i vitit dhe falënderoj bashkëlojtarët për suksesin e treguar gjatë vitit 2012. “Jam i privilegjuar që e fitova këtë çmim. Një falënderim i veçantë shkon për trajnerët, të cilët më votuan, por edhe për kryesinë e klubit dhe për bashkëlojtarët. Shpresoj se në këtë vit me Trepçën’89 të korrim edhe suksese të reja”, ka thënë Idrizi. Ai në anketën e FFK-së, në të cilën votuan 12 trajnerët e skuadrave të Superligës fitoi me 82 pikë, duke lënë pas vetes mbrojtësin e Prishtinës, Besnik Krasniqi. Në dhjetëshen më të mirë u renditën edhe Fillim Guraziu (66), Mentor Mazrekaj (40), Leonit Abazi (39), Enis Manxholli (38), Shpëtim Babaj (34), Bajram Jashanica (30), Enis Zabërgja (30), Atdhe Gashi (23).
FFK-ja ka ndarë edhe çmime tjera në këtë mbrëmje. Kësisoj, çmimi i golashënuesit më të mirë i takoi sulmuesit të Drenicës, Berat Hyseni (17 gola), derisa portieri më i mirë u shpall Enis Manxholli i Trepçës ‘89”. Çmimi i trajnerit më të mirë i takoi Rafet Prekazit, ai i gjyqtarit më të mirë, Përparim Hasanit, kurse ai i punëtorit sportiv, Abedin Zekës. Futbollisti më perspektiv u shpall Argjend Malaj i Prishtinës, kurse në konkurrencën e femrave futbollistja më e mirë u shpall Qëndresa Krasniqi. Epiteti i klubit më të mirë i takoi Prishtinës, në futsall ky epitet shkoi për Liburnin, kurse tek femrat i takoi Kosovës (P). Kësaj radhe u shpall edhe futbollisti më i mirë në diasporë, kurse këtë çmim e fitoi Valon Behrami. Klubi më ‘fair-play’ u shpall Istogu, kurse futbollistja më perspektive Blerina Musa e Trepçës ‘89. Në futsall epiteti i lojtarit më të mirë i takoi Ramadan Alajt, që njëherësh u shpall edhe golashënuesi më i mirë. Me mirënjohje postmortum FFK-ja nderoi Jakup Abrashin, Selami Osmanin (Bezin), Kemajl Çarkaxhiun, Ali Maralushën, Xhelal Bajramin dhe Reshat Osmanin, kurse me mirënjohje për bashkëpunim u nderuan Raiffeisen Bank, Ministria e Sportit dhe Air Prishtina. Me mirënjohje u nderua edhe doajeni i gazetarisë, Azem Brovina, si dhe punëtorët sportiv nga Diaspora: Zija Shoshi, Fehmi Konxheli dhe Ismet Mehmeti.


busy
komente