HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E shtunë, 23 Nentor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Ne fokus/ FIFA diskutoi sërish për Kosovën
nga AlbaniaSoccer   E premte, 22 Mars 2013 07:23   pdfShtypEmail

fifa_logo-newAshtu siç ishte paralajmëruar dje më 21 mars 2013, KE i FIFA-s ka mbajtur mbledhjen e vet të radhës dhe është diskutuar edhe çështja e futbollit të Kosovës, përkatësisht rreth vendimit të fundit të FIFA-s për lejimin e ndeshjeve miqësore e të cilin vendim apo modalitetet që ofroi shtëpia botërore e futbollit ishin të papranueshme për FFK-në, duke kërkuar nga kjo që të rishqyrtojë këtë vendim.

Ndonëse në FFK ende nuk  kemi marrë asnjë shkresë zyrtare, po ua paraqesim vetëm deklaratën e presidentit të FIFA-s Sep Blatter në lidhje me çështjen e futbollit të Kosovës në konferencën për media që u mbajt pas përfundimit të mbledhjes. Në kohën e rezervuar për pyetje, një gazetar nga Kosova ia shtroi pyetjen Z. Blater: A është diskutuar për futbollin e Kosovës? E nga ana e tij z. Blater tha se përpos me kryetarin Vokrri ai është takuar edhe me ambasadorin e Kosovës në Zvicër, i cili kishte sjellë shkresën e Kryeministrit Thaçi, në të cilën ai shprehu keqardhjen se Kosovës nuk i lejohet të luajë futboll dhe se klauzola ku Kosova duhet të marrë autorizimin nga FF e Serbisë për të zhvilluar ndeshje në Kosovë është e papranueshme. Me tej z. Blater tha se është diskutuar mjaft për këtë dhe se është vendosur që Komiteti Ekzekutiv ta autorizoje vetë z. Blater për të ndërmjetësuar ndërmjet dy federatave. Gjatë dy ditëve sa ka zgjatur mbledhja pranë takimit ka qenë edhe kryetari FFK-së z. Fadil Vokrri. Ndaj, konsiderojmë se ky është hap pozitiv sepse UEFA nuk do të bllokoje më tutje këto kërkesa të drejta të FFK-se dhe se argumentet kundrejt palës serbe janë shumë të favorshme duke pasur parasysh se FFK-ja ka qenë pjesë e barabartë në ish Federatën Jugosllave me të drejta dhe obligime të barabarta. FFK-ja do të vazhdojë angazhimin e saj deri në përmbushjen e synimeve të veta.


busy
komente