Paçarada i kënaqur me seancën e parë | ||||
|
Ish- portieri i njohur i gjeneratës së artë të Prishtinës, Shukri Paçarada, ka zhvilluar seancën e parë më portierët e përfaqësues së Kosovës në Futboll. Paçarada, i cili pak kohë më parë është emëruar trajner i portierëve të përfaqësues sonë nga përzgjedhësi Albert Bunjaku, stërvitjen e parë e ka mbajtur në stadiumin e 2 Korrikut. Stërvitja ka qenë e përqendruar në elemente bazike te teknikës së portierëve. I pari i portierëve të Kosovës, Shukri Paçarada ka bërë të ditur se faza e fundit e stërvitjes me portierë do të jetë puna në aspekti fizik. “Kjo teknik me ka shërbyer në punën time të trajnerit që e bëjë në skuadrën gjermane Bayer Leverkusen. Realisht vetëm më një stërvitje nuk mund të flas shumë rreth portierëve të përfaqësues sonë”, ka thënë Paçarada. “Pres ta marr informata më shumë për portierët kur ata zhvillojnë ndeshjet kampionale në Kosovë. Informatat do t’i marr nga bashkëpunëtorët e mi Bahri Berisha e Ahmet Beselica”. Ndërkohë mësohet se më 7 janar do të mbahet testi fizik i futbollistëve të përfaqësues se Kosovës.Fatmir Bytyçi Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3588 |